Çështje që duhet zgjidhur, lindin zhgënjimet e para te Vllaznia për transferimin e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2025 | 0:02

Çështje që duhet zgjidhur, lindin zhgënjimet e para te Vllaznia për transferimin e verës

Erdhi me bujë tek Vllaznia para pak javësh dhe i cilësua si një “goditje” në merkato për kuqeblutë, pasi Leon Phols dukej se do ishte titullari absolut i portës së shkodranëve. Por hijet e para të dyshimit kanë nisur menjëherë për portierin gjerman, i cili dhuroi një performancë zhgënjyese në miqësoren ndaj Kukësit.

vllaznia

Ku ishin dy gabime të 28-vjeçarit që dërguan verilindorët të shënonin dy herë në portën e Vllaznisë. Gabime të cilat nuk janë pritur edhe aq mirë tek Vllaznia, që për ish-portierin e Shamrok Rovers ka pretendime të larta. E për trajnerin Martini dhe stafin e tij, para nisjes së sezonit 2025-26, porta është një çështje “delikate” dhe që duhet zgjidhur sa më shpejt.

Favoriti për të qenë titullari i Vllaznisë në edicionin e ri duket se ngelet Aron Jukaj. Pavarësisht se 20-vjeçari nuk u preferua në fillim të sezonit si titullar në duelet kundër Daugavpils. Por, me largimin e Qarrit, Jukaj u rishfaq si titullar në duelet ndaj Vikingur, duke bindur me performancën e tij.

E në këtë mënyrë duke hedhur baza të forta si portieri titullar i Vllaznisë në edicionin 2025-25, ku duhet theksuar se pjesëtari edhe i kombëtares U-21 të Shqipërisë ishte titullar edhe në gjysmën e sezonit të shkuar me kuqeblutë. Ku pas dëmtimit të Qarrit, ai u prezantua si titullar dhe u cilësua si një prej zbulimeve të sezonit të shkuar në Superiore.

PANORAMASPORT.AL