Çabi Alonso: E pabesueshme, jemi në historinë e klubit! Ky titull ka shije të mrekullueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 13:55

Çabi Alonso: E pabesueshme, jemi në historinë e klubit! Ky titull ka shije të mrekullueshme

Çabi Alonso ka hyrë në histori, pasi Bajer Laverkusen fitoi titullin e parë të Bundesligës gjermane. Pas këtij triumfi, trajneri spanjoll ka dhënë një intervistë për gazetën sportive “MARCA”:

alonso

“Çdo titull është i veçantë, si lojtar dhe si trajner. Pasi e çova Real Sociedad B në promovim, më pëlqeu shumë, ishte i veçantë. Por një titull i tillë, në nivelin më të lartë, është me të vërtetë i jashtëzakonshëm, veçanërisht fakti i hyrjes në historinë e Bajer Leverkusen. Është i pari i fituar në Bundesliga, ka shije të mrekullueshme dhe tani është koha për të festuar rezultatet, por për mënyrën se si arritëm atje.

E kisha ndjekur Leverkusenin para se të vija. Ata kishin lojtarë të mëdhenj, por edhe trajnerë të mëdhenj… E dija se do të ishte një hap i madh. Sezoni i kaluar ishte një eksperiencë e mrekullueshme, u gjendëm në situata të vështira dhe kaluam. Nuk e prisja që viti i dytë të ishte kaq i mirë… i mrekullueshëm”, deklaroi Alonso.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"