Bylisit i shtohen drithërimat e rënies, trajneri Mezani: Elbasani shënoi me të vetmin rast në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2025 | 17:58

Bylisit i shtohen drithërimat e rënies, trajneri Mezani: Elbasani shënoi me të vetmin rast në pjesën e parë

Bylisi u mposht në transfertën e Elbasanit. Tashmë ballshiotët mbajnë vendin e parafundit duke pasur sërish drithërimat e rënies.

bandicam 2025-04-12 17-57-28-019

Pas ndeshjes, trajneri Mezani deklaroi:

“Nuk mund të them peng, keqardhje sepse kemi bërë pjesë të dytë shumë të mirë. Pas pësimit të golit kemi marrë topin në zotërim. Kishim të gjitha mundësitë për barazim, nëse do ishim më të qetë para portës. Ishim në disavatazh dhe çunat kërkonin të barazonin. Pjesa e dytë ishte në mesfushën e kundërshtarit. Pjesa tjetër, asnjë peng.

Në fushë, pas pësimit të golit, kanë qenë të gjithë sulmuesit që kam pasur në dispozicion. Shpresonim të shënonim se ishim të fortë në ajër, shpresonim dhe në lojën tokas. Nuk arritëm, patëm rastet tona. Të vetmin rast në pjesën e parë, kundërshtari na shënoi. Neglizhencë e jona në fazën defensive. Nuk kemi arritur të shënojmë më tepër gola. Ndeshjet nga momenti kur kam ardhur kanë qenë të rrezikshme dhe të luftuara. Presioni është i madh në çdo ndeshje, jo më sot që kanë mbetur dhe dy ndeshje. Kemi pasur gjithë eksperiencën e duhur për t’i zgjidhur akoma më mirë gjërat, por ky është futbolli”, u shpreh Mezani për RTSH.

PANORAMASPORT.AL