Postuar: Shtator 11, 2025 | 20:41
Bylisi prezanton lëvizjet e fundit të merkatos, mes tyre edhe ish-mesfushori i Flamurtarit
Klubi i Bylisit ka prezantuar në rrjetet sociale afrimet më të fundit të merkatos që kanë bërë ballshiotët gjatë këtyre ditëve.

Një prej tyre ishte sulmuesi kamerunas Roni Uankeuai, i njoftuar që më parë nga klubi i Bylisit. Ndërsa të tjerët ishin futbollistë shqiptarë, të cilët ballshiotët shpresojnë t’i promovojnë në elitën e futbollit shqiptar dhe të cilët kanë qenë pa ekip.
NJOFTIMI I BYLISIT
FK BYLIS ka kënaqësinë të prezantojë lojtarët e afruar në këtë merkato vere:
- Sulmuesi Roni Uankeuai, që është bërë pjesë e skuadrës disa ditë më parë dhe që pritet të jetë një forcë e shtuar në sulmin e skuadrës sonë.
- Mesfushori Paulo Pjeshka, shkodrani 22-vjeçar që së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Flamurtarit.
- Sulmuesi 21-vjeçar Ilir Gjuzi, i cili vjen nga eksperiencat në Spanjë por edhe në Francë me të rinjtë e Monakos.
- Sulmuesi 19-vjeçar, Aurel Gjuzi, që në karrierën e tij është aktivizuar me skuadrat e Juventus Lorret në Spanjë dhe në Akademinë e Monakos, në Francë.
PANORAMASPORT.AL













