Bylis bën një tjetër lëvizje në merkato, firmos mesfushori i ardhur nga Greqia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2025 | 22:57

Bylis bën një tjetër lëvizje në merkato, firmos mesfushori i ardhur nga Greqia

Klubi i Bylisit ka bërë një tjetër lëvizje në merkato gjatë janarit, duke afruar një futbollist që mendon se do të ndihmojë ekipin e Nevil Dedes.

aleksandros baci

Aleksandros Baçi, mesfushori shqiptar i cili është rritur në futbollin grek, është bërë pjesë e ballshiotëve dhe ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me ta. Baçi ka qenë së fundmi pjesë e ekipit të kategorisë së tretë greke, Panafpliakos-Iraklis, ndërsa tani do të vazhdojë karrierën në Shqipëri, pasi ka firmosur për tre vite e gjysmë me Bylisin.

Ai pritet të jetë një element më shumë në dispozicion për trajnerin Dede, por njëkohësisht 20-vjeçari parashikohet që të nisë të marrë minuta fillimisht me skuadrën U21 të ballshiotëve.

PANORAMASPORT.AL