Brdariç me dhimbje koke, tri mungesa të rënda në Kupë për Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2025 | 19:27

Brdariç me dhimbje koke, tri mungesa të rënda në Kupë për Vllazninë

Ndeshjet pasojnë njëra-tjetrën për Vllazninë dhe fjala “pushim” nuk zë vend për momentin. Shkodranët pas ndeshjes të së dielës kundër Teutës e përfunduar në shifrat 0-0, janë parë në fushën stërvitore ditën e hënë.

VLLAZNIA

Kjo për të nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Dinamos, që luhet të mërkurën, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në orën 19:00. Megjithatë, kjo seancë stërvitore ka qenë e një tipi më shumë rikuperues dhe taktik për kuqeblutë.

Ku ngarkesat kanë qenë në doza të ulëta për titullarët që ishin në fushë kundër Teutës. E ndërsa ka pasur një ritëm disi më të shpejtë për futbollistët që kanë pasur pak minuta këtë periudhë.

Po ashtu 9 herë kampionët e vendit kanë pasur edhe mungesa gjatë zhvillimit të procesit stërvitor. Me emra si: Balaj, Bajrami dhe Stojanoviç, që kanë shfaqur probleme fizike dhe nuk ishin të gatshëm për trajnerin Brdariç. Me gjermanin që ndoshta duhet t’i bëjë llogaritë pa 3 titullarët e tij në ndeshjen e radhës kundër Dinamos në Kupë.

PANORAMASPORT.AL