Postuar: Janar 28, 2025 | 21:52
Bledi Shkëmbi guxoi në Ballsh, dy debutues të tjerë bardheblu
Tirana luajti të shtunën në Ballsh, ndërsa Bledi Shkëmbi guxoi të hedhë në fushën e lojës dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për argjentinasin Luçiano Vera, i cili erdhi në mesjavë si dhe të riun, Emiljano Mihana i futur në fushën e lojës në shtesë.

Argjentinasi luajti rreth 10 minuta. Sefte me golin në kampionat e bënë dy blerjet e reja të skuadrës, Ernest dhe Rafael.
Liberiani kishte shënuar edhe në Kupë, ndërsa në kampionat akoma nuk kishte provuar shihen e rrjetës. Ndreca nga ana tjetër është ngritur në krye si golashënuesi më i mirë skuadrës me 6 gola të shënuar.
Në ndeshjen e fundit ai luajti si mesfushor i krahut të djathtë.
PANORAMASPORT.AL













