Bintsuka si bonus për Partizanin para Dinamos, vetëm një lojtar shqetëson Abilaliajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2025 | 15:45

Bintsuka si bonus për Partizanin para Dinamos, vetëm një lojtar shqetëson Abilaliajn

Partizani ka hyrë tashmë në kulmin e përgatitjeve për ndeshjen e së enjtes kundër Dinamos, një derbi shumë i rëndësishëm për ecurinë dhe pretendimet e të kuqve në javët e fundit. Partizani kërkon të konfirmohet konkurrues për titullin, ndërsa blutë duan vendin e dytë në duelin me Vllazninë.

partizani

Lajm i mirë për trajnerin Abilaliaj është fakti se ai i ka të gjithë lojtarët në stërvitje, megjithëse një pjesë e tyre kanë shqetësime fizike. Gjergji Kote vijon të ketë probleme fizike, që ishte edhe arsyeja e kthimit para kohe nga grumbullimi i Shpresave të Alban Bushit. I riu është stërvitur i veçuar dhe kjo pritet të zgjasë edhe disa ditë. Ai mbetet në dyshim për sfidën e radhës.

Skuadrës në stërvitje i është bashkuar Gudjufi, i cili ende ka shqetësime, por besohet se mund të jetë në stol kundër Dinamos. Në fazën e fundit të rikuperimit është edhe Altin Bytyçi. Ai zhvilloi dy stërvitje me ekipin kombëtar dhe është gati për këtë sfidë. Pjesa tjetër e ekipit janë të gjithë gati për ta nisur nga minuta e parë. Pjesë e skuadrës është edhe Bintsuka, i cili nuk është thirrur nga Kongo për shkak të pezullimit nga FIFA.

RRESHTIMI – Abilaliaj e nisi me skemën me tre në mbrojtje, por në dy betejat e fundit ka luajtur me katër dhe paraqitjet kanë qenë disi më pozitive. Në dy ndeshjet e fundit vlonjati e ka rreshtuar ekipin me klasiken 4-3-3. Edhe kundër Dinamos nuk pritet të ketë ndryshime jo vetëm në skemë. Sa u përket emrave, pritet që Kote të mos startojë.

PANORAMASPORT.AL