Befasoi Partizanin, Ildi Gruda: Nuhata dhe finalizova! Kam dëshirë ta nis nga fillimi, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2025 | 19:29

Befasoi Partizanin, Ildi Gruda: Nuhata dhe finalizova! Kam dëshirë ta nis nga fillimi, por…

Vllaznia mposhti Partizanin me rezultatin 2-0. Ildi Gruda ndikoi te fitorja e kuqebluve pasi shënoi golin e parë.

bandicam 2025-03-05 19-28-34-514

“Instinkt sulmuesi, nuhata këtë top dhe finalizova. Gjendja ime tani është shumë mirë, po punoj çdo ditë të arrij maksimumin dhe të ndihmoj ekipin në çdo ndeshje.

Dëshirë kam të filloj nga fillimi, por është e drejta e trajnerit, vendimi i tij. E ndjej veten gati.

Objektivat janë madhore në këtë ekip, po punojmë çdo ditë fort që në fund të shkojmë aty ku e meritojmë”, u shpreh Gruda për RTSH.

PANORAMASPORT.AL