Postuar: Korrik 7, 2025 | 13:16
Bastet injorojnë rivalin e Vllaznisë, kuqeblutë favoritë absolutë për fitoren në Europë
Vllaznia do të presë Daugavpils të enjten, për turin e parë të Ligës së Konferencës. Ndeshja e 10 korrikut do të nisë në “Elbasan Arena” prej orës 20:00.

Kompanitë e basteve e konsiderojnë favorite absolute Vllazninë, për të fituar këtë ndeshje. Kështu kuqeblutë kuotohen me koeficientin 1.4.
Fitorja e Daugavpils në anën tjetër është mbi 6. Barazimi ka koeficient të lartë po ashtu, pikërisht 4.
Takimi i kthimit në Letoni, që do vendosë edhe kualifikimin, do të jetë më 17 korrik.

PANORAMASPORT.AL













