Balaj-Bismark titullarë, Vllaznia synon vazhdimësinë kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2025 | 9:20

Balaj-Bismark titullarë, Vllaznia synon vazhdimësinë kundër Teutës

Vllaznia kërkon të krijojë një vazhdimësi në ka mpionat, ku pas fitores 4-1 ndaj Partizanit, kuqeblutë duan vijimin e rezultateve pozitive edhe ndaj Teutës në ndeshjen e radhës. Duel që luhet të dielën në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

vllaznia-partizani

Kështu përgatitjet kanë qenë intensive për kuqeblutë gjatë kësaj jave, me trajnerin Martini që ka pasur nën dispozicion të gjithë futbollistët. Me përjashtim të portierit Jukaj, që do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën një muaj. Kështu trajneri shkodran ka ndërtuar edhe formacionin që pritet të zbresë në fushë ndaj Teutës. Për 50- vjeçarin duket se ka pak dyshime dhe pak ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen ndaj Partizanit.

Me ish-fantazistin që pritet t’i besojë pak a shumë të njëjtit formacion që zbriti në fushë ndaj “demave”. Kështu nga porta pritet ta nisë Pohls, që do luajë të dytën ndeshje si titullar mes shtyllave të portës shkodrane. Në mbrojtje priten treshja Gurishta-Gjini-Bajrami, me këtë të fundit që mund të ketë një balotazh me Kuros. Pavarësisht se kosovari duket më i avantazhuar për ta nisur nga minuta e parë. Në mesfushë krahas forcës dhe grintës së Krymit pritet të rreshtohen edhe fantazia e dyshes Murataj dhe Kallaku. Teksa nga krahu i majtë do jetë Jago e ndërsa në të djathtë do ketë një duel mes Kastratit dhe Malës. Sulmi duket se ka shumë pak dyshime, me dyshen Balaj-Bismark që do udhëheqë ofensivën kuqeblu. Ky pritet të jetë edhe formacioni i 9 herë kampionëve të vendit tonë në duelin e radhës ndaj durrsakëve.

MESFUSHA – Nëse ka një repart te Vllaznia që është i “mbipopulluar” dhe për trajnerin Martini ka opsione të shumta, ajo është mesfusha. Emrat janë të shumtë në këtë repart, të cilët sjellin cilësi, por edhe vendosje të ndryshme për teknikun shkodran. I cili ka goxha polivalencë të futbollistëve të tij përsa i përket këtij reparti. Prej disa sezonesh tek shkodranët kërkoheshin “këmbë të freskëta” në mesfushë, me futbollistë të cilët mund të ofronin fantazi dhe thellësi për skuadrën në sulm. E këtë edicion kjo është realizuar nga ana e drejtuesve të klubit me afrimin e Kallakut e Muratajt. Me dyshen që tashmë janë shndërruar në titullarë dhe nga këmbët e tyre nis thuajse çdo aksion i kuqebluve.

Por, përveç tyre pjesë e mesfushës së Vllaznisë janë edhe emra me plot eksperiencë si Krymi dhe Dros. Të cilët mund të alternohen mes tyre gjatë edicionit, pavarësisht se momentalisht shkodrani duket i paprekshëm në 11-tshen startuese të skuadrës. Por edhe futbollistë si Sala apo Qato, të cilët kanë qenë titullarë në sezonin e shkuar janë alternativa më shumë se serioze për ekipin. Dhe që mund të sjellin shumë në momentin që mund të zbresin në fushën e lojës.

Teksa po ashtu shenja pozitive dha edhe Tafili në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit për aq minuta sa u aktivizua, duke treguar se edhe ai do kërkojë shansin e tij gjatë edicionit. E nëse do “llogarisnim” edhe Esat Malen si një mesfushor dhe jo si një anësor i djathtë, atëherë do ishin plot 7 mesfushorë në skuadër. Të cilët duhet të rivalizojnë mes tyre për 3 pozicionet në fushën e lojës. Konkurencë që patjetër i bën mirë ekipit dhe rrit garën për një fanellë titullari në 11- tshen kuqeblu.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL