AXHENDA E SUPERIORES/ Luhet një finale për katërshen e parë, ndryshojnë oraret e ndeshjeve në javën e 30-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2025 | 22:37

AXHENDA E SUPERIORES/ Luhet një finale për katërshen e parë, ndryshojnë oraret e ndeshjeve në javën e 30-të

Jave 30 e Kategorisë Superiore i kthen normalitetin kampionatit, pasi do të zhvillohet plotësisht gjatë fundjavës para pauzës së kombëtareve. Duhet theksuar se ka ndryshime oraresh.

superiore

Ndeshjet nisin të shtunën, kur Vllaznia pret Skënderbeun, ndërsa Egnatia pret Tiranën, në ndeshje që ndikojnë dy anët e tabelës.

Të dielën sfida e parë është dueli direkt për mbijetesë mes Bylisit dhe Laçit në Ballsh. Më pas, është Partizani-Teuta, por sidomos Elbasani-Dinamo, që mund të jetë përcaktuese për garën e “Final Four”.

JAVA 30 / KALENDARI

E shtunë, 15.03.2025

Vllaznia – Skënderbeu ora 18:00

Egnatia – Tirana ora 18:00

E diel, 16.03.2025

Bylis – Laçi ora 15:00

Partizani – Teuta ora 18:00

Elbasani – Dinamo ora 18:00

PANORAMASPORT.AL