AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati kthehet në ditët “normale”, javën e 16 e mbyll një tjetër përballje mes rivalësh për titullin
Java e 16 e Kategorisë Superiore do të kthehet të luhet në ditët normale, e ndarë mes të shtunës dhe të dielës së ardhshme.

Sfidat nisin të shtunën, ku në orën 16:30 përballen Vora me Elbasanin dhe Partizani me Flamurtarin, në ndeshje që janë interesante për luftën në të dy anët e klasifikimit. Po të shtunën në orën 19:30 luhet edhe sfida mes Teutës dhe Tiranës.
Sa i përket të dielës, sfida e parë është ajo mes Vllaznisë dhe Bylisit, në orën 16:30. Ndërsa ndeshja që mbyll këtë javë, është një përballje direkte mes rivalësh për titullin, Dinamo-Egnatia.
JAVA 16
Datë 13.12.2025
Vora-Elbasani ora 16:30
Partizani-Flamurtari ora 16:30
Teuta-Tirana ora 19:30
Datë 14.12.2025
Vllaznia-Bylis ora 16:30
Dinamo-Egnatia ora 19:00
PANORAMASPORT.AL













