AXHENDA E SUPERIORES/ Java që vulos fazën e tretë kthehet të dielën, ndryshojnë oraret dhe mbyllet me derbin vendimtar për “Final Four”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2026 | 21:57

AXHENDA E SUPERIORES/ Java që vulos fazën e tretë kthehet të dielën, ndryshojnë oraret dhe mbyllet me derbin vendimtar për “Final Four”

Java e 27-të, e cila mbyll fazën e tretë të Kategorisë Superiore, do të jetë e ndarë mes të dielës dhe të hënës së ardhshme, për shkak të zhvillimit të sfidave të Kupës së Shqipërisë në këtë mesjavë.

superiore

Sipas planifikimit, FSHF ka vendosur të ndryshojë oraret e sfidave, pasi tashmë më të hershmet zhvendosen nga ora 13:30 në orën 15:00 për ato stadiume ku nuk ka ndriçim artificiali.

Ndaj të dielën do të luhen në këtë ore dy sfida shumë interesante, Bylis-Vora dhe Tirana-Elbasani, që mund të jenë përcaktuese sidomos për zonën e rënies nga kategoria. Ndërkohë, në orën 18:00 do të luhet takimi mes Flamurtarit dhe Vllaznisë.

Sa i përket të hënës, të dy sfidat janë të planifikuara në orën 19:00 dhe janë ato Egnatia-Teuta dhe Dinamo-Partizani, me këtë të fundit që ka në lojë një vend në “Final Four”.

JAVA 27

08.03.2026
Bylis – Vora ora 15:00
Tirana – Elbasani ora 15:00
Flamurtari – Vllaznia ora 18:00

09.03.2026
Egnatia – Teuta ora 19:00
Dinamo – Partizani ora 19:00

PANORAMASPORT.AL