Postuar: Prill 19, 2025 | 18:44
AXHENDA E SUPERIORES/ Gjithçka për t’u vendosur, njihuni me sfidat e javës së fundit
Gjithçka është e hapur në Superiore dhe do të vendoset në javën e fundit. Nga vendi i parë dhe deri te i fundit mund të ketë rotacion.

Të pesta ndeshjet e javës së 36-të do të luhen të dielën e ardhshme. Kështu më 27 prill do të ndahen verdiktet.
Derbi Dinamo-Tirana dhe sfida mes Partizanit dhe Elbasanit janë ndër duelet më interesante. Sigurisht që një tjetër ndeshje, Skënderbeu-Bylis, do të ketë vëmendjen e të gjithëve.
JAVA E 36 E SUPERIORES
E diel, ora 15:30
Vllaznia – Laçi
Dinamo – Tirana
Teuta – Egnatia
Skënderbeu – Bylis
Partizani — Elbasani
PANORAMASPORT.AL













