AXHENDA E SUPERIORES/ Absurditeti i FSHF, kampionati kthehet në fushë për Bajram! Mësoni datat dhe oraret e ndeshjeve
Java e 32-të e Kategorisë Superiore do të nisë për Bajram! Mund të duket absurde por është e vërtetë, pasi FSHF ka caktuar, siç ka ndodhur edhe herë të tjera, që të mos lërë pushim futbollistët as në këtë ditë feste duke planifikuar për të dielën pjesën më të madhe të ndeshjeve të Superiores.

Sfidat nisin në orën 17:00 kur në Korçë do të luhet një duel shumë interesant mes Skënderbeut dhe Dinamos. Më pas, në darkë, në orën 20:00, Vllaznia pret Teutën, ndërsa Partizani do të presë Laçin.
Sipas kalendarit të planifikuar nga FSHF, dy sfidat e tjera luhen të hënën, me Bylisin që pret Egnatian në drekë dhe duelin Elbasani-Tirana që mbyll javën.
KALENDARI
E diel, 30.03.2025
Skënderbeu-Dinamo ora 17:00
Vllaznia – Teuta ora 20:00
Partizani – Laçi ora 20:00
E hënë, 31.03.2025
Bylis-Egnatia ora 15:00
Elbasani-Tirana ora 18:00
PANORAMASPORT.AL













