AXHENDA E KUPËS/ Katër ekipe pritëse në avantazh, kampionati i lë vendin trofeut të dytë më të rëndësishëm. Derbi në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2026 | 22:19

AXHENDA E KUPËS/ Katër ekipe pritëse në avantazh, kampionati i lë vendin trofeut të dytë më të rëndësishëm. Derbi në “Air Albania”

Kupa e Shqipërisë do të kthehet në mesjavë. Pas javës 26 në Superiore, është sërish koha që të luhet për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend. Ndeshjet e kthimit do të përcaktojnë gjysmëfinalistët.

kupa e shqiperise

Të gjitha ekipet pritëse janë në avantazh, për shkak të fitoreve që korrën si miq. Bëhet fjalë për Partizanin, Vllazninë, Egnatian dhe Dinamon.

Ndeshjet e kthimit janë rezervuar për të mërkurën, më 4 mars. Fillimisht do jenë dy takime në orën 16:30. Partizani sfidon Elbasanin dhe Vllaznia mat forcat me Bylisin.

Në orën 19:30 janë rezervuar dy sfidat e tjera çerekfinale. Egnatia prej Dinamon, ndërsa Dinamo përballet me Tiranën në stadiumin “Air Albania”.

ÇEREKFINALET E KTHIMIT NË KUPË

4 mars(e mërkurë)

Partizani – Elbasani(1-0), ora 16:30

Vllaznia – Bylis(1-0), ora 16:30

Egnatia – Teuta(2-1), ora 19:30

Dinamo – Tirana(2-0), ora 19:30 (Stadiumi “Air Albania”)

PANORAMASPORT.AL