Asnjëherë më parë nën drejtimin e Tetovës, ndaj Vorës ishte fundi i “Egnatias së madhe”?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2026 | 21:55

Asnjëherë më parë nën drejtimin e Tetovës, ndaj Vorës ishte fundi i “Egnatias së madhe”?

Egnatia ka humbur sot një ndeshje ndaj Vorës, duke vazhduar një seri jashtëzakonisht negative disfatash, për më tepër ndaj skuadrave që nuk janë aktualisht rivale të drejtpërdrejta të saj në renditje.

bandicam 2026-04-26 20-50-43-972

Rrogozhinasit u mposhtën 2-0 nga Vora, pas disfatave 3-1 nga Tirana dhe 2-0 nga Flamurtari, duke regjistruar një statistikë e cila nuk ishte ndeshur asnjëherë më parë te kampionët në fuqi të Superiores që kur drejtimin e kishte marrë Edlir Tetova në elitën e futbollit shqiptar.

Kjo ishte hera e parë gjatë me të në drejtim që Egnatia regjistroi tre humbje radhazi në kampionat, pasi më parë ishte ndalur gjithmonë te shifra 2 e ndeshjeve radhazi me 0 pikë të siguruara. Një sinjal i qartë se Egnatia aktuale është shumë larg asaj që na ka mësuar të shohim në vitet e fundit dhe që me rezultatet të tilla, rrezikon të mos kthehet më.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL