Asgjë serioze, kapiteni Hoxha është gati për derbin Partizani-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2025 | 12:35

Asgjë serioze, kapiteni Hoxha është gati për derbin Partizani-Tirana

Alban Hoxha reklamoi një shqetësim, pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes Bylis-Partizani. “Panorama Sport” mëson se kapiteni nuk ka asnjë shqetësim dhe është plotësisht i gatshëm për derbin e së premtes.alban hoxha

Muaji shtator largoi Qirkon nga porta. 26- vjeçari fillimisht kaloi një virozë, që e la jashtë për takimin me Vllazninë. Më pas u dëmtua në stërvitje dhe humbi takimin me Elbasanin. Së fundmi ishte në stol ndaj Bylisit.

Gjatë këtyre tri sfidave, Partizani ka vuajtur jo pak dhe jo për shkak të portës. Plot tetë gola të pësuar në shtator dhe vetëm dy të shënuar ku një erdhi nga penalltia. Vështirësitë janë të mëdha, ndërsa nuk janë lidhur aspak me portierët.

DILEMA- Në dy sezonet e kaluara, Hoxha është konsideruar alternativë e dytë. Më konkretisht është preferuar për ndeshjet e Kupës. Qirko fitoi vendin e titullarit, falë paraqitjeve si dhe duke qenë projekt afatgjatë. Në dy edicione, Partizani ka pasur nga mbrojtjet më solide. Interesant do të jetë fakti, nëse Hoxha ose Qirko e nis nga minuta e parë. Të dy janë në formën maksimale, kështu çdo zgjedhja i takon në fund stafit teknik.

PANORAMASPORT.AL