“As shumë të kënaqur, por as të mërzitur”, Gvozdenoviç sheh gjëra pozitive te Elbasani: Ndoshta kapim diçka me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2025 | 19:59

“As shumë të kënaqur, por as të mërzitur”, Gvozdenoviç sheh gjëra pozitive te Elbasani: Ndoshta kapim diçka me Partizanin

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, ka theksuar se barazimi 1-1  ndaj Vllaznisë ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes, ndonëse kishte gjëra për të përmirësuar te ekipi i tij.

bandicam 2025-02-21 19-50-57-689

“Nuk mund të them se jemi shumë të kënaqur, por përsëri nuk jemi të mërzitur se një pikë nuk është e keqe kundër Vllaznisë.

Në tre ndeshjet e fundit, kundër Tiranës luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë, ndaj Egnatias ishim mirë dhe humbëm edhe penalti dhe me Bylisin ishim mirë. Tani krizë kemi rezultatet, kemi nevojë për pikët, por për mua është e rëndësishme që të mos humbim besimin. Kemi nevojë për besim, deri tani jemi shumë të kënaqur me skuadrën por kemi nevojë për pikë. Ngërç nga pikët. Nga loja, atmosfera e cilësia jam i kënaqur nga ekipi i Elbasanit.

Na mungon pasi i fundit se sot ishim 3-4 herë 4 kundër 3, 2 kundër1, mungoi pasi i fundit. Me një të tillë shënojmë gol, se Vllaznia ishte e hapur në 10 minutat e fundit se edhe ata kërkonin fitoren. Ne kishim hapësira para, kishim lojtarë të shpejtë, ndoshta pasimi i fundit. Sot për mua ishte e rëndësishme të fitojmë besimin te lojtarët, unë mendoj se edhe lojtarët e kuptojnë që të jetë skuadra mirë. Do Zoti të vazhdojmë si sot se të martën na pret një ndeshje shumë e fortë.

Patjetër goli i parë erdhi shpejt, me një kaos mbrapa, me një devijim të topit dy herë dhe nuk reaguam mirë. Patjetër do punojmë në stërvitje në fazën mbrojtëse, se është shumë e vështirë të fillojmë gjithmonë 0-1. Kjo është situata, do provojmë e rregullojmë, kemi shumë ndeshje në kampionat, kemi nevojë për pikët dhe mund të rregullojmë këto gjëra.

Partizani? Do shohim të them të drejtën, ne mendojmë vetëm për të martën, për Kupën, ndeshje e rëndësishme dhe e fortë. Jemi të fokusuar për të martën, për Partizanin kemi kohë e kushedi, ndoshta kapim diçka, por do të luftojmë patjetër.

Ne kërkuam të fitojmë ndeshjen, ishte një penallti për Vllazninë që e priti Abalora, ishte një shtyllë. Ndoshta barazimi sot ishte, kishim edhe ne raste, por sot ndoshta ishte i drejtë”, tha Gvozdenoviç për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL