“Arritëm të mbajmë Elbasanin në distancë”, Brdariç pas barazimit të Vllaznisë: Nëse bën këto gabime, nuk mund të jesh në majë
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka shpjeguar pas barazimit me Elbasanin se ekip i tij nuk kishte shfrytëzuar një mundësi të mirë, por gjithsesi kishte lënë pas një rival potencial për “Final Four”.

“Ishte një ndeshje shumë e luftuar, kishim avantazhe, mundësi dhe ndodh në futboll pasi kemi luajtur ndaj një portieri shumë të forte si i Elbasanit dhe duhet të jesh shumë i durueshëm i qetë, të presësh momentin e duhur. Filluam të ishim të ngutur, jo cinikë. Një pikë është një pikë, por mund të bëjmë më mirë.
Ishte një ndeshje e luftuar dhe e dimë që në këto ndeshje ndaj ekipeve të forta që përballen, momenti është vendimtar. E kishim momentin në krahun tonë, nuk e përdorëm, krijuam mundësi dhe kjo më pëlqeu, që krijuam. Por fatkeqësisht pa fatin në krahun tonë dhe ndaj një portieri shumë të mirë si i Elbasanit.
E dimë që që te Elbasani janë me eksperiencë, po luttojnë për “Final Four”, arritëm t’i mbajmë në distancë, por përsëri e nisëm ndeshjen për të marrë pikë e fituar. Ia dolëm të marrim vetëm një, e di që mund të ishte më shumë dhe nëse fati do të ishte në anën tonë, do të punojmë që në ndeshjen tjetër të shënojmë. Të ruajmë portën e paprekur dhe shpresojmë që të kalojmë turin në ndeshjen e radhës.
Qato është një lojtar që ka humbur shumë ndeshje e stërvitje, në ndeshjen e kaluar luajti pak minuta. I dhamë disa minuta por ishim me një më pak. E dimë që nuk është gati të luajë 90 minuta, i dhamë mundësi që të gjejë ritëm se na duhet si lojtar. Edhe ai e di që mund të bëjë më mirë në disa pjesë loje. Por kryesisht duhet të jemi të përulur, të punojmë fort dhe vazhdojmë rritjen se kemi lojtarë pa eksperiencë, apo me eksperiencë, duhet të kemi balancë të mirë në ekip, shpirt e atmosferë të mirë. Me disa skema taktike të mundohemi të fitojmë ndeshjet.
Sulmi? Për mua është gjëja më e rëndësishme që të kemi balanca, presing të mirë dhe të ruajmë portën e paprekur. Të shënojmë është qëllimi ynë, është në ADN-në tonë dhe jam krenar që ia dalim të shënojmë dhe të jemi ata që shënojmë sa më shumë. Por duhet të rrimë me këmbë në tokë, fitojmë, dhe duhet të kalojmë limitet dhe sot nuk ishte 100%. Kemi bërë disa gabime dhe duhet të kuptojmë që nëse bëjmë këto gabime, nuk mund të jesh në majë. Do të mësojmë shpejt nga ajo që po bëjmë dhe shpresojmë që të bëjmë hapin tjetër”, tha Brdariç për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













