Argjentinasi i Tiranës nuk ka dyshime: Nëse vazhdojmë kështu, do e çojmë ekipin ku e meriton
Lusiano Vera, futbollisti argjentinas i Tiranës, ka theksuar pas barazimit me Vllazninë se me ritmin që po ec aktualisht skuadra, do të largohet nga zona e rrezikshme e klasifikimit.

“Mendoj se bëra një ndeshje të mirë, ishte ndeshje e vështirë. Morëm barazim por të shohim për ndeshjen tjetër. E para është Tirana, pastaj për veten.
Nëse vazhdojmë kështu në fushë, të gjithë për njëri-tjetri, të gjithë të japim për njëri-tjetrin, do e çojmë ekipin aty ku e meriton të jetë, jo ku është tani.
Ndjehem shumë mirë, që nga dita e parë kur fola me presidentin. Që kur erdha e dija që Tirana është klubi më i mirë këtu, do të punojmë bashkë dhe të rritim pozitat në renditje”, tha Vera për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













