Apeli i Ervin Fakajt për tolerimet ndaj Flamurtarit dhe Tiranës: Zoti Idrizi më mirë bini nga kategoria e ruani dinjitetin, vjen Partizani dhe thotë unë ta lashë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2026 | 23:55

Apeli i Ervin Fakajt për tolerimet ndaj Flamurtarit dhe Tiranës: Zoti Idrizi më mirë bini nga kategoria e ruani dinjitetin, vjen Partizani dhe thotë unë ta lashë…

Ervin Fakaj ka qenë mes atyre që kanë dënuar ashpër shfaqjet e ndeshjeve të Superiores me rezultate anormale që u kanë shkuar për shtat ekipeve të fundit të tabelës së klasifikimit. Në studion e “Procesi Sportiv” ai u ka bërë thirrje dy skuadrave që sipas tij duhej të binin nga kategoria për t’u dhënë fund shfaqjeve të tilla të turpshme, Flamurtarit dhe Tiranës.

bandicam 2026-05-04 23-31-36-931

“Kam një apel për dy skuadra të traditës po themi, Flamurtarin dhe Tiranën. Flamurtari është skuadra e cila gjatë gjithë kampionatit ka qenë për hir të vërtetës skuadra që ka luftuar për mbijetesë dhe ka qenë në atë pozicion pothuajse gjithë kampionatin. I bëj thirrje zotit Idrizi më mirë të bie në kategori por të ruajë atë dinjitetin e skuadrës. Më mirë të bjerë nga kategoria me dinjitet se ka qenë gjithë kampionati, kështu që çfarë të duhen të gjithë këto pikë që po merr tani?

E dyta edhe Tiranës, sidomos këtyre dyve, të cilat i kanë dhënë gjithmonë tonin futbollit shqiptar, për çfarë të duhet? Për çfarë u duhen këto pikë?

Ja qëndruan ta zëmë në kategori me këto pikë, po sezonin tjetër? Të gjithë këta skuadra që po tolerojnë në këto ndeshjet e fundit, sezonin tjetër bie fjala qëndron Flamurtari dhe vjen Partizani e thotë ‘ne t’i lamë vjet tre pikët’. Si do të vazhdojë vitin tjetër, kështu do vazhdojë çdo vit? Sot t’i lë unë, nesër mi lë ti?

Rregullatori është vetëm një dhe nëse ai nuk arrin me dorë të hekurt që këta t’i qëndrojnë gjërave, s’ka…”, ishin fjalët e Fakajt.

PANORAMASPORT.AL