“Ai tha një fjalë që nuk duhet përdorur kurrë”, Arbeloa dhe Valverde shpërthejnë ndaj Prestanit: Kur e mbulon gojën me bluzë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2026 | 23:37

“Ai tha një fjalë që nuk duhet përdorur kurrë”, Arbeloa dhe Valverde shpërthejnë ndaj Prestanit: Kur e mbulon gojën me bluzë…

Trajneri i Realit, Alvaro Arbeloa, shpërtheu pas ndeshjes ndaj Benfikës, duke i drejtuar gishtin akuzës ndaj të riut argjentinas Prestani, i cili akuzohet për ofendime raciste ndaj Vinicius Zhunior gjatë ndeshjes.

prestani arbeloa

“Shkoni pyesni Prestianin çfarë tha… është e papranueshme. Nuk mund t’i pranojmë këto gjëra”, deklaroi ai me tone të ashpra.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Federiko Valverde, i cili la të kuptohej se situata kishte kaluar kufijtë e sportivitetit. Mesfushori theksoi se gjesti i mbulimit të gojës me fanellë tregon qartë se ishte thënë diçka shumë e rëndë. Sipas tij, fjala e përdorur nga Xhanluka Prestani nuk duhet të thuhet kurrë në një fushë futbolli.

prestani valverde

“Kur e mbulon gojën me bluzë për të thënë diçka, padyshim që është për të thënë diçka vërtet të shëmtuar. Ai tha një fjalë që nuk duhet përdorur kurrë. Ishte patetike ajo që tha. Është vërtet, shumë e keqe”, deklaroi Valverde.

PANORAMASPORT.AL