“Ah Nevil ka ardhur momenti që ti të dalësh kampion”, Dede flet pas triumfit me Egnatian: Nuk bëj dot hipokritin, dikush mund të thotë kanë luajtur mendsh këta njerëzit apo jo…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 21:36

“Ah Nevil ka ardhur momenti që ti të dalësh kampion”, Dede flet pas triumfit me Egnatian: Nuk bëj dot hipokritin, dikush mund të thotë kanë luajtur mendsh këta njerëzit apo jo…

Nevil Dede luajti 6 ndeshje si trajner i Egnatias dhe fitoi titullin kampion. Pas këtij triumfi ai nuk e fshehi lumturinë dhe si përgëzoi edhe skuadrat finaliste.

bandicam 2026-05-31 21-28-34-290

“Jam me shumë fat, në këtë botë Zoti ka disa ekuilibra të çuditshëm që balancon vuajtjet dhe kur se pret merr një dhuratë të tillë, një falenderim për Demrozin dhe Egnatian, më dhanë mundësinë për dy trofe, një nuk ja dolëm, por më të rëndësishmin e morëm dhe ja dolëm. Ky është trofeu im i parë në Superiore. Kur u ndërrua që ndeshjet do të luheshin të dyja në të njëjtin ditë dhe ne do luanim në Elbasan, thash “Ah Nevil ka ardhur momenti që ti të dalësh kampion”. Është kupa e katërt që ngre këtu, dy si lojtar dhe dy si trajner, pavarësisht se një është në Kategorinë e Parë, promovimi i Elbasanit. Emocione të mëdha, familja ime është mësuar, Elbasani është shtëpia ime e dytë. Më vjen keq për ata që nuk ja dolën dot, por më shumë dua veten time, nuk bëj dot hipokritin. Kualiteti i djemve dhe hierarkia e klubit, dhe unë bërë disa prekje të vogla, për të fituar këtë kampionat. Iu ndryshua pak fytyra e kësaj skuadre, u bëmë vrastar dhe fituam 3 ndeshjet. Prisja një lojë të ndershme, komplimentoj Dinamon, ne e merituam dhe fituam titullin kampion, Dinamo su dorëzua në asnjë moment, në fund ja dolëm. Finalistëve iu uroj suksese në Europë. Jemi pak euforikë, dhe ndoshta nuk mund të themi gjërat e duhura, dikush mund të thotë “kanë luajtur mendsh këta njerëzit apo jo”, të kalojmë minimumin turin e parë në Europë, do e besojmë dhe të luftojmë për të arritur në grupe. Ky është objektiv i arritshëm”, tha Dede për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL