ABISSNET SUPERIORE, FINAL 4/ Parashikohet fund me pikë të barabarta, si është raporti i secilës skuadër me të tjerat
Kategoria Superiore po shkon drejt fundit të saj, me katër ndeshje të mbetura të cilat do të shpallin fituesin e këtij edicioni. Por me situatën aktuale, është shumë e mundshme që titulli kampion të vendoset në javën e fundit, ashtu si edhe me pikë të barabarta dhe bilanci direkt që kanë skuadrat njëra me tjetrën gjatë edicionit.

Por si është situata e skuadrave në garë për titullin në raport me njëra-tjetrën nëse dy prej tyre e mbyllin me pikë të barabarta? Për momentin ka vetëm disa siguri, si për shembull Vllaznia që ka të sigurt avantazhin ndaj Egnatias dhe disavantazhin ndaj Dinamos nëse e mbyll me pikë të barabarta me ta. Në vijim, shihni situatën e secilës skuadër para ndeshjeve të dyta të Final 4:
VLLAZNIA
Në barazim me pikë por në disavantazh me golavarazh ndaj Elbasanit, e vendos ndeshja direkte
E konfirmuar në avantazh ndaj Egnatias sido që të shkojë ndeshja direkte
E konfirmuar ne disavantazh ndaj Dinamos
EGNATIA
E konfirmuar në avantazh ndaj Elbasanit
E konfirmuar në disavantazh ndaj Vllaznisë sido që të shkojë ndeshja direkte
Në avantazh ndaj Dinamos me 2 fitore kundër 1, por me golavarazh të barabartë, e vendos ndeshja direkte.
ELBASANI
Në barazim me pikë por në avantazh me golavarazh ndaj Vllaznisë, e vendos ndeshja direkte
Në avantazh me 2 fitore kundër 1 të Dinamos dhe me golavarazh të barabartë, e vendos ndeshja direkte
E konfirmuar në disavantazh ndaj Egnatias
DINAMO
Në disavantazh ndaj Elbasanit 1 fitore kundër 2 të Dinamos, por me golavarazh të barabartë. E vendos ndeshja direkte
E konfirmuar në avantazh ndaj Vllaznisë
Në disavantazh ndaj Egnatias 1 fitore kundër 2 të Dinamos, por me golavarazh të barabartë. E vendos ndeshja direkte
*Në rast të më shumë se 2 skuadrave me pikë të barabarta, merren për bazë të gjitha ndeshjet bashkë ndaj avantazhi i njërës apo tjetrës skuadër mund të ndryshojë.
PANORAMASPORT.AL













