ZYRTARE/ Transferim surprizë i Mauro Ikardit, ish-kapiteni i Interit firmos me skuadrën e… (FOTO+VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2022 | 14:42

ZYRTARE/ Transferim surprizë i Mauro Ikardit, ish-kapiteni i Interit firmos me skuadrën e… (FOTO+VIDEO)

Tashmë është zyrtare, Mauro Ikardi i ka befasuar të gjithë me aventurën e tij të re në karrierën futbollistike!

MAURO IKARDI

Ish-kapiteni i Interit transferohet në formulën e huazimit me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit nga PSG-ja te Gallatasaraji në Superligën e Turqisë.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike gjiganti turk teksa ka postuar në profilet e saja zyrtare video të 29-vjeçarit duke përshëndetur tifozët e Gallatasarajit.

Nis kështu një aventurë e re për Mauro Ikardin, i cili lë Parisin pas 3 vitesh.

Në sezonin aktual, Ikardi nuk ka luajtur asnjë minutë, ndërsa në atë të kaluarin me fanellën e PSG-së në Ligue 1 është aktivizuar në 24 ndeshje, duke shënuar 4 gola.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"