ZYRTARE/ Super Liga shkrihet ende pa filluar! Organizatorët nuk ndalen, kërkohet ngritja e një…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 23:45

ZYRTARE/ Super Liga shkrihet ende pa filluar! Organizatorët nuk ndalen, kërkohet ngritja e një…

Super Liga Europiane shkrihet ende pa filluar. Ky lajm vjen nga një shkresë zyrtare e Super Ligës së Europës, pas largimit të klubeve angleze nga ky kompeticion.

Superliga

Pas shumë presionesh nga tifozët apo edhe nga UEFA dhe FIFA, kompeticioni më i ri u shkri ende pa filluar. Gjatë një shkrese zyrtare Super Liga shpjegon arsyet e këtij vendimi, ku në atë shkresë thuhet sde nuk do të ndalen dhe do të propozohet një kompeticion tjetër i ri:

DEKLATATA ZYRTARE –

“Superliga Europës është e bindur që “status quo”-ja aktuale e futbollit Evropian duhet të ndryshojë. Ne propozojmë një garë të re europiane, sepse sistemi ekzistues nuk funksionon. Propozimi ynë synon t’i japë mundësi sportit që të evoluojë, duke gjeneruar burime të ardhurash dhe stabilitet për të gjithë piramidën e futbollit, gjithashtu duke ndihmuar në kapërcimin e vështirësive financiare me të cilat përballet i gjithë komuniteti i futbollit si rezultat i pandemisë.

Ajo gjithashtu do të siguronte pagesa të përmirësuara të solidaritetit për të gjithë aktorët e futbollit. Pavarësisht largimit të njoftuar të klubeve angleze, të detyruara të marrin vendime të tilla për shkak të presionit të ushtruar mbi to, ne jemi të bindur se propozimi ynë është plotësisht në përputhje me ligjin dhe rregulloret evropiane siç demonstrohet sot nga një vendim gjykate për të mbrojtur Superligën nga palët e treta.

Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, ne do të rishikojmë hapat më të përshtatshëm për të rimodeluar projektin, gjithmonë duke pasur parasysh qëllimet tona për t’u ofruar tifozëve përvojën më të mirë të mundshme, duke përmirësuar pagesat e solidaritetit për të gjithë komunitetin e futbollit.”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"