ZYRTARE/ Sulmuesi që monitorohet nga Silvinjo prezantohet te Dinamo Zagreb: Nuk kisha asnjë dyshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2024 | 22:46

ZYRTARE/ Sulmuesi që monitorohet nga Silvinjo prezantohet te Dinamo Zagreb: Nuk kisha asnjë dyshim

Sulmuesi 25-vjeçar Arbër Hoxha ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, teksa ka firmosur sot për skuadrën e Dinamo Zagreb. Futbollisti i cili kishte spikatur me fanellën e Slaven Belupo në këtë kampionat, ka nënshkruar me klubin e kryeqytetit në Kroaci dhe që nga dita e nesërme do të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit në stërvitje.

arber hoxha

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që kam arritur një marrëveshje me Dinamon dhe që bëhem një lojtar në këtë klub të madh, më i madhi në Kroaci. Falënderoj ish-shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin për të gjithë eksperiencën, për çdo gjë që më kanë mësuar, por tani për mua nis testi i vërtetë me kuptimin e plotë të fjalës.

Prej shumë kohësh ishte dëshira ime që të luaja për Dinamon dhe sapo dëgjova që kishte një interes të klubit për mua, nuk dyshova në asnjë moment duke pritur zhvillimet e kësaj historie, që në fund u bë realitet. Unë do të bëj më të mirën për të justifikuar besimin e klubit dhe të arrij suksese të shumta dhe momente të bukura bashkë” ishin fjalët e futbollistit pas zyrtarizimit nga Dinamo Zagreb.

Arbër Hioxha është pajisur pak kohë me parë dhe pasaportën shqiptare dhe është një nga emrat që po monitorohet nga trajneri Silvinjo pasi mund të ndryshojë ekipin përfaqësues, edhe pse ka luajtur tre ndeshje me fanellën e Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"