Zyrtare, Reali blen Diego Lopezin për 4 mln euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2013 | 13:40

Zyrtare, Reali blen Diego Lopezin për 4 mln euro

Diego_LýpezReali i Madridit nuk ka vonuar të bëjë një përforcim në portë. Pasi u zyrtarizua mungesa e Iker Kasijasit për një periudhë 2 mujore, drejtuesit e klubit nisën të kërkojnë për një zëvendësues të denjë, i cili do rivalizojë me Adanin për një vend si titullar. Edhe pse u përmendën shumë emra, madje edhe ai i Hulio Sezarit, dje në mbrëmje u zyrtarizua blerja e vetme për klubin në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për Diego Lopezin e Seviljes. Klubet zyrtarizuan akordin mes tyre për një shifër të përafërt me katër milionë euro. Vetëm në verën e kaluar, Sevilja pagoi 3.5 milionë për ta blerë atë nga Vilareali. Në fakt, Lopez luajti vetëm tetë ndeshje si titullar gjatë fazës së parë, ndaj dhe presidenti Del Nido e mirëpriti shitjen e tij. Gardiani 31- vjeçar ka qenë edhe në të shkuarën pjesë e ekipit të parë të Realit, por për dy vite u aktivizua vetëm dy herë. Ai ka luajtur edhe një ndeshje me Kombëtaren e Spanjës në miqësoren kundër Maqedonisë, në gusht të vitit 2009.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"