ZYRTARE/ PSG bën merkato në Serinë A, transferon yllin e Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2022 | 23:22

ZYRTARE/ PSG bën merkato në Serinë A, transferon yllin e Napolit

Tashmë është zyrtare, gjigantët e PSG-së kanë nënshkruar me Fabian Ruiz nga Napoli në një marrëveshje me vlerë 21.5 milionë euro plus bonuset.

16-9_face-780x439

Ka qenë vetë skuadra e Ligës 1 që njoftoi transferimin e spanjollit. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë atë të lidhur me klubin francez deri në qershor 2027.

Fabian Ruiz ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me Napolin dhe kishte refuzuar zgjatjen e marrëveshjes, kështu që u desh të shitet këtë verë për të mos e humbur falas.

26-vjeçari spanjoll u transferua  nga Real Betis te Napoli në korrik 2018 për 30 milionë euro, një lëvizje e kërkua nga trajneri i atëhershëm Karlo Ançeloti. Fabian Ruiz bëri 166 paraqitje për Napolin, duke kontribuar me 22 gola dhe 15 asistime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"