ZYRTARE/ Pronarët e klubit italian nuk ndalen, blejnë skuadrën ku ka bërë histori sulmuesi shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 14:39

ZYRTARE/ Pronarët e klubit italian nuk ndalen, blejnë skuadrën ku ka bërë histori sulmuesi shqiptar

Pronarët e klubit të njohur italian të Xhenoas, “777 Partners” kanë arritur të blejnë edhe një skuadër tjetër.

777 PARTNERS MELBURN VIKTORI

Bëhet fjalë për ekipin e njohur australian, Melburn Viktori, skuadër ku ka bërë histori sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, ku fitoi 2 tituj kampioni në sezonet 2014/2015, 2017/2018 dhe gjithashtu duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit me 19 gola të realizuar.

Pas blerjes në muajin prill të këtij viti të ekipit të njohur belg, Standard Liezh, tani bosët amerikanë të “777 Partners” zgjerojnë aktivitetin e tyre edhe në Australi, duke blerë një klub të madh australian si Melburn Viktori.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"