ZYRTARE/ Pankina e Flamurtarit, Idrizi i beson skuadrën një dysheje të njohur që ka drejtuar edhe më parë vlonjatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 23:50

ZYRTARE/ Pankina e Flamurtarit, Idrizi i beson skuadrën një dysheje të njohur që ka drejtuar edhe më parë vlonjatët

Flamurtari ka një trajner të ri, ose më saktësisht, ka dy të tillë. Klubi vlonjat, në vijimin e sezonit do të drejtohet nga dy emra që e kanë drejtuar edhe më parë, Eqerem Memushaj dhe Edmond Liçaj.

Licaj-Memushi

Pasi shkarkoi Dritan Resulin nga pankina e klubit vlonjat, presidenti Idrizi ka shqyrtuar alternativat e mundshme dhe në fund u ka besuar emrave që njohin shumë mirë klubin, siç zbuloi sot “Panorama Sport”.

Eqerem Memushi e ka drejtuar skuadrën si trajner në vitet 2006, 2007, 2008 dhe 2009. Ai e njeh mjaft mirë ambientin në Vlorë dhe së fundi është parë shpeshherë edhe në stadium. Ka eksperiencë të konsiderueshme si trajner pasi më parë ka drejtuar shumë skuadra si: Bylis, Tomorri, Apolonia, Naftëtari, Vora dhe Orikumi.

Edmond Liçaj ka qenë trajner i Flamurtarit në kohën kur klubi drejtohej nga Shpëtim Gjika. Por ka bashkëpunuar edhe me Sinan Idrizin teksa disa vite më parë kishte rolin e drejtorit në klub.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"