ZYRTARE/ Një numër 10 për Kukësin në limit, zbulohet lojtari që firmosi dhe zëvendëson Ibraimin te verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 14:30

ZYRTARE/ Një numër 10 për Kukësin në limit, zbulohet lojtari që firmosi dhe zëvendëson Ibraimin te verilindorët

Klubi i Kukësit ka arritur të godasë në limitet e merkatos, teksa ka prezantuar zyrtarisht dhe mesfushorin serb, Luka Milunoviç. 28-vjeçari ka firmosur dje një kontratë 1-vjeçare me verilindorët duke u bërë kështu lojtari i ri i skuadrës. Milunoviç shihet si pasuesi ideal i Agim Ibraimit dhe gjithashtu ai më parë është aktivizuar edhe me fanellat e Debrecen, Aris Selanik, Partizan i Beogradit, Zulte, Melah, Sabah Vozdovac dhe së fundmi ishte pjesë edhe e Napredak në kampionatin serb të futbollit. Lajmin e zyrtarizimit të Milunoviç e ka bërë vetë klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen mesfushorit 28-vjeçar.

MILUNOVIC

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Luka Milunoviç është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 28-vjeçar ka firmosur ditën e djeshme me klubin një kontratë njëvjeçare duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

⚽️ Mesfushori serb vjen te skuadra jonë nga ekipi i Napredak ku u aktivizua së fundmi në kampionatin serb, teksa ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Debrecen, Aris Selanik e Partizani i Beogradit.

?? Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Luka ?

Skeda e Lojtarit:

Emri: Luka Milunoviç

Mosha: 28 vjeç

Kombësia: Serb

Gjatësia: 1.80 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e meparshme: Napredak, Debrecen, Melaka, Sabah, Vozdovac, Aris, Platanias, Partizani Beograd, Zulte.”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"