ZYRTARE/ Ndërpret marrëdhënien me klubin brazilian, trajneri i njohur pritet të marrë drejtimin e skuadrës së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 14:03

ZYRTARE/ Ndërpret marrëdhënien me klubin brazilian, trajneri i njohur pritet të marrë drejtimin e skuadrës së…

Tashmë është zyrtare, Horge Sampaoli nuk është më trajner i Atletiko Mineiros.

sampaoli 2

Ish-tekniku i kombëtares argjentinase është zyrtarisht trajner i lirë dhe shumë shpejt pritet të emërohet në krye të pankinës së klubit të Marsejës në Francë.

Lajmin e prishjes së kontratës me skuadrën e njohur braziliane e ka publikuar vetë klubi i Atletikos së Mineiros me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË ATLETIKO MINEIRO –

“Klubi i Atletikos së Mineiros ka pranuar vendimin e trajnerit Horge Sampaoli për tu larguar nga stoli i skuadrës sonë. Sampaoli luajti një rol të rëndësishëm në përmirësimin e nivelit të skuadrës falë disiplinës, punës dhe shpirtit të tij. Argjentinasi nënshkroi me klubin tonë në muajin mars të vitit 2020 dhe në këtë periudhë ai fitoi një kampionat dhe e drejtoi ekipin të kualifikohej në Copa Libertadores.”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"