ZYRTARE/ Merr fund dilema, Flamurtari prezanton trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2020 | 23:13

ZYRTARE/ Merr fund dilema, Flamurtari prezanton trajnerin e ri

 Dritan Resuli është trajneri i ri i Flamurtarit që do të drejtojë skuadrën vlonajte në Kategorinë e parë. Ka qenë klubi kuqezi që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka zyrtarizuar “timonierin” e ri të kësaj skuadre.

Flamurtari Resuli

“Panorama Sport” raportoi ditën e djeshme se pas rënies së pistës së Memushit, Rusuli ishte kandidati potencial për të marrë drejtimin e Flamurtarit dhe kështu ndodhi.

Administratori Idrizi e vlerëson teknikun vlonjat për atë që ka bërë në drejtimin e ekipit të të rinjve, por edhe si zëvendëstrajner i ekipit të parë. Madje, Resuli ka qenë trajner në dokumente gjatë ndeshjeve zyrtare, pasi braziliani Marcelo Troisi nuk kishte licencën UEFA PRO. Resuli i njeh mjaft mirë lojtarët e rinj vlonjatë, të cilët i ka stërvitur vetë te moshat.

fLAMURTAIR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"