ZYRTARE/ Liverpul-Arsenal, zbulohet kur do të luhet Superkupa e Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 17:51

ZYRTARE/ Liverpul-Arsenal, zbulohet kur do të luhet Superkupa e Anglisë

Superkupa e Anglisë do të luhet në “Wembley”, të shtunën e 29 gushtit, ka konfirmuar Federata Angleze e Futbollit. Ndeshja tradicionale që ngre siparin e sezonit të ri do të vendosë përballë kampionët e Premier Ligës, Liverpulin dhe Arsenalin, fituesin e Kupës FA në finalen kundër Çelsit më 1 gusht.

liverpoolvsarsenal13

Orari i ndeshjes nuk është përcaktuar ende. Por ajo që pritet me interes në këtë finale është prova gjenerale që pritet të bëhet me rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Një numër i caktuar spektatorësh pritet ta ndjekin këtë ndeshje në shkallët e stadiumit, për herë të parë që prej muajit mars, kur futbolli u ndërpre prej pandemisë së Koronavirusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"