ZYRTARE/ Laçi prezanton Bejzaden, “Arusha” merr drejtimin e kurbinasve përballë Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 19:45

ZYRTARE/ Laçi prezanton Bejzaden, “Arusha” merr drejtimin e kurbinasve përballë Partizanit

Klubi i Laçit ka bërë zyrtar emrin e trajnerit që do të drejtojë skuadrën kurbinase pas largimit të Stavri Nicës në fundjavë, pas ndeshjes së parë në kampionat.

bejzade

Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, tekniku i ri i kësaj skuadre është Skerdi Bejzade, i cili kthehet përsëri në futbollin shqiptar pas disa viteve në Gjermani.

“KF Laçi njofton se i ka besuar drejtimin e skuadrës trajnerit Skerdi Bejzade. 48-vjeçari ka drejtuar më parë Kamzën në vendin tonë dhe së fundmi në Gjermani ka qenë në krye të Arminia Hannover. I urojmë suksese në rrugëtimin e nisur në krye të skuadrës”, shkruhej në postimin në rrjete sociale të klubit kurbinas.

Debutimi i Bejzades në pankinë do të jetë në ndeshjen e kësaj fundjave ku Laçi përballet me një skuadër që ”Arusha” njeh mirë, Partizanin, ku ka kaluar disa vite si protagonist në fushën e blertë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"