ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kukësi rikthen mbrojtësin e majtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2022 | 14:18

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kukësi rikthen mbrojtësin e majtë

Tashmë është zyrtare, Emiljano Musta është futbollisti i ri i Kukësit, teksa konfirmohet lajmi i publikuar i “Panorama Sport” ditën e djeshme.

MUSTA

Mbrojtësi i cili la ditën e djeshme Partizanin, sot ka firmosur një kontratë me klubin verilindor deri në vitin 2023 dhe duke u rikthyer te Kukësi pas dy aventurave të tij në Kategorinë Superiore.

Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi i Kukësit me anë të një komunikate në profiline  saj në rrjetin social “Facebook”.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Zyrtare! Emiljano Musta është futbollist i Kukësit

✍? Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi Emiljano Musta është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. 

⚽️ Mbrojtësi nga Elbasani rikthehet te ekipi ynë pas dy aventurave të ndryshme në Superiore! Sezonin e fundit, Musta ishte futbollist i Partizanit, por nga dita e sotme do të jetë nën urdhërat e trajnerit Longo.

?? Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Emiljano ?

Skeda e Lojtarit:

Emri: Emiljano Musta

Mosha: 29 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.86 m

Pozicioni: Mbrojtës i majtë

Klubet e meparshme: Elbasani, Shkumbini, Partizani, Teuta, Flamurtari, Laçi”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"