RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia zyrtarisht e para, “Final Four” do të plotësohet vetëm në javën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 0:04

RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia zyrtarisht e para, “Final Four” do të plotësohet vetëm në javën e fundit

Java e 35-të e Superiores ka dhuruar rezultate shumë interesante dhe ka bërë që të ketë një ide pak më të qartë për renditjen dhe objektivat e skuadrave.

superiore

Fitorja e Egnatias ndaj Dinamos ka zyrtarizuar rrogozhinasit si kryesuesit e kampionatit të rregullt, sido që të shkojnë ndeshjet e javës së fundit, pasi kanë një bilanc më të mirë se Partizanin në ndeshjet direkte.

Të kuqtë duhet të mbrojnë vendin e dytë në klasifikim, ndërsa në të tretin tanimë zbret Vllaznia. Sa i përket vendit të katërt, aty është për momentin Skënderbeu, por ka luftë deri në fund pasi Tirana, Teuta dhe Dinamo e ndjekin me një pikë më pak.

Sot erdhi edhe zyrtarizimi i Laçit si skuadra që do të shkojë në play-out me skuadrën nga Kategoria e Parë për të mos rënë nga Superiorja.

REZULTATET 

DINAMO-EGNATIA 0-1

TIRANA-VLLAZNIA 0-0

KUKËSI-PARTIZANI 0-1

SKËNDERBEU-LAÇI 1-1

ERZENI-TEUTA 0-3

*Kliko mbi ndeshjen për të shkuar te komenti

sadsadsadasdsadsad

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"