Zyrtare/ Partizani ndahet me Mustën, lojtari i krahut pritet t’i bashkohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 16:07

Zyrtare/ Partizani ndahet me Mustën, lojtari i krahut pritet t’i bashkohet…

Klubi i Partizanit sapo ka përfunduar bashkëpunimin me mbrojtësin e saj, Emiljano Musta. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi ka konfirmuar largimin e 29-vjeçarit.

musta

Panorama Sport ka mësuar eksluzivisht se Kukësi është pranë nënshkrimit me Mustën. Klubi verilindor po kërkon ta rikthejë sërish në radhët e saj mbrojtësin.

Gjithashtu lojtari kërkohet edhe nga skuadra e Ballkanit në Kosovë, e cila drejtohet nga Ilir Daja. 55-vjeçari kërkon të përforcojë ekipin e tij dhe një ribashkim më Mustën shihet i mundur.

musta partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"