ZYRTARE/ Klubi kosovar kryen goditjen e bujshme, prezanton ish-sulmuesin e Skënderbeut dhe Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2024 | 22:22

ZYRTARE/ Klubi kosovar kryen goditjen e bujshme, prezanton ish-sulmuesin e Skënderbeut dhe Kombëtares

Enis Gavazaj është rikthyer dhe njëherë në Kosovë, aty ku nisi hapat e tij të para si futbollist, te Liria.

gavazaj

Ish-sulmuesi që shkëlqeu me Skënderbeun, aq sa u grumbullua dhe në tre takime me Kombëtaren shqiptare, duket se ka gjetur skuadër pas ndërprerjes së kontratës me Drenicën.

28-vjeçari ka luajtur për shumë skuadra në Shqipëri, Rajon dhe Europë, teksa tashmë është rikthyer te Liria, me objektivin, për ta ndihmuar në luftën për mbijetesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"