ZYRTARE/ “Kërkoja sfidë ndryshe”, tjetër kuqezi në Hungari. Mbrojtësi firmos me ekipin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2021 | 13:05

ZYRTARE/ “Kërkoja sfidë ndryshe”, tjetër kuqezi në Hungari. Mbrojtësi firmos me ekipin e ri

Mbrojtësi i Shqipërisë Herdi Prenga do të luajë për ekipin hungarez Kisvarda. 26-vjeçari u prezantua sot te klubi i ri. Ai do të mbajë veshur fanelën me numrin 39. Lajmi i konfirmua në faqen zyrtare të klubit. 
16118360295072
“Në fund të vitit të kaluar, më skadoi kontrata me Rigën dhe u ktheva në lojtar të lirë. Kisvarda përfitoi menjëherë dhe pranova ftesën e tyre. Po kërkoja për sfida të reja. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për kampionatin hungarez. Mendoj se kam hedhur një hap para në karrierë. Nuk munda ta ndiqja sfidën e fundit kundër Fehervarit, pasi po udhëtoja për këtu. Jemi ne podium. E di që skuadra ime ka nevojë për qendërmbrojtës. Synimi është të luftoj për vendin e titullarit, më pas të luaj mirë dhe të arrijmë së bashku rezultatet më të mira”, deklaroi Prenga.

Prenga ka luajtur në Kroaci me Sesveten, Lokomotivën e Zagrebit, Inter Zapresiçin ndërsa më pas kaloi në Letoni me Rigën, me të cilën fitoi dy tituj kampion.

Në kampionatin hungarez, luan dhe sulmuesi i Shqipërisë Myrto Uzuni, i cili bën pjesë te Ferencvaroshi si dhe mbrojtësi Hysen Memolla, me ekipin e Dioshgorit.

PREZANTIMIII
Prezantimi i Herdi Prengës te skuadra hungareze, Kisvarda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"