ZYRTARE/ Ish trajneri i Tiranës merr drejtimin e skuadrës në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2021 | 15:39

ZYRTARE/ Ish trajneri i Tiranës merr drejtimin e skuadrës në Kategorinë e Parë

Pas largimit të Dorjan Bubeqit nga radhët e Erzenit, skuadra shijakase ka goditur duke ulur në stol trajnerin e njohur Nevil Dede. 

NEVIL-DEDE-e1605302124632

 

Ish-trajneri i Tiranës, do të ulet në pankinën e skuadrës që militon në Kategorinë e Parë, nga ku ishte i papunë që në 25 janar pas eksperiencës me bardheblutë dhe ndarjes së papritur përpara fillimit të ndeshjes ndaj Laçit në kampionat.

Më parë Dede ka qenë trajner edhe i Laçit, Luftëtarit, Kastriotit dhe i Kombëtares U-19. Lajmin për afrimin e trajnerit e bëri të ditur vet faqja e klubit shijakas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"