ZYRTARE/ Goditje e dyfishtë në merkato nga Bylisi, merr ish-mesfushorin e Flamurtarit dhe rikthen portierin që u largua nga Erzeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 15:39

ZYRTARE/ Goditje e dyfishtë në merkato nga Bylisi, merr ish-mesfushorin e Flamurtarit dhe rikthen portierin që u largua nga Erzeni

Bruno Puja erdhi si një përforcim për portën e Erzenit, por gafat në sfidën me Egnatian bënë që klubi shijakas t’i ndërpriste kontratën gardianit 24-vjeçar.

MixCollage-31-Jan-2024-03-38-PM-5343

Por duket se ai nuk qëndroi shumë pa skuadër, me Pujën që është prezantuar sërish te Bylisi, klubi në të cilën ishte përpara se të kalonte te Erzeni këtë muaj.

Ka qenë vetë klubi ballshiot që ka konfirmuar rikthimin e 24-vjeçarit, me objektivin që vazhdon të jetë i njëjti, rikthimi në Superiore.

Por Puja nuk ishte goditja e vetme që Bylisi bëri ditën e sotme, me ballshiotët që konfirmuan dhe mesfushorin brazilian, Nildo Viktor Xhufo, i cili më parë ka qenë pjesë e Flamurtarit Shkëndijës së Tetovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"