ZYRTARE/ Flamurtarin nuk e pret më askush, ikën edhe mesfushori kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2019 | 14:08

ZYRTARE/ Flamurtarin nuk e pret më askush, ikën edhe mesfushori kosovar

Ish-lojtari i Flamurtarit Argjent Mustafa, është lojtari më i ri i skuadrës së Drenicës, në Kosovë.

argjent mustafa3

Mesfushori me origjinë nga Vushtrria ishte pjesë e vlonjatëve sezonin që lamë pas, por u largua për problemet financiare që kanë kapluar klubin.

Mustafa kështu ka ndjekur shembullin e shumë lojtarëve të tjerë që kanë lënë kampionatin shqiptar duke shkuar sërish në Kosovë. Jo më larg se dje Progni dhe Bushiç ishin të fundit që ndoqën këtë destinacion.

Ka qenë vet klubi i Drenicës që me anë të një postimi në “Facebook”, ka njoftuar këtë transferim.

Mustafa ka luajtur më parë në klube si Prishtina, Trepça ‘89, Besa e Kavajës, Laçi, Partizani, Kamza dhe Vushtrria.

mustafa 2

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"