ZYRTARE/ Dortmund gjen zëvendësuesin e Haland, verdhezinjtë firmosin me surprizën e sezonit të shkuar në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2022 | 17:28

ZYRTARE/ Dortmund gjen zëvendësuesin e Haland, verdhezinjtë firmosin me surprizën e sezonit të shkuar në Champions

Borusia e Dortmundit ka zyrtarizuar transferimin e Sebastian Haller, me sulmuesin që ka firmosur një kontratë deri në vitin 2026 dhe do të zëvendësojë të larguarin Erling Haland, me norvegjezin që u transferua te Mançester Siti.

HALLER

28-vjeçari ra në sy gjatë sezonit të shkuar me 11 golat e shënuar në Champions ku u rendit i treti në listën e golashënuesve pas Benzema dhe Levandovskit.

Verdhezinjtë e bënë publik këtë transferim me anë të një njoftimi në “Twitter”.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"