Zidan trajner i kombëtares frenceze? Deshamp: Unë nuk ia jap çelësat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2018 | 19:23

Zidan trajner i kombëtares frenceze? Deshamp: Unë nuk ia jap çelësat

Zinedin Zidan u largua ditën e sotme nga Reali i Madridit. Vendimi i trajnerit francez ishte i papritur dhe shokoi të gjithë opinionin sportiv. Pas largimit nga “galaktikët”, 45-vjeçari shihet si trajneri i ri i Frances.

Deschamps-et-Zidane_w484

Këtë lajm e ka komentuar edhe trajneri aktual i Francës, Didier Deshamp, i cili tregon se është i përqëndruar te Botërori dhe nuk do të jetë ai që do të zgjedhë pasardhësin.

626da05209746f6a0c6dbf42a801b

“Respektoj vendimin e Zidane dhe mendoj se ka qenë më i miri i mundshëm. Mendoj se e ka menduar shumë gjatë. A do të jetë një person ndaj meje? Nuk e di. Ju më njihni, unë jam i përqendruar vetëm te Botërori. Nuk do të jem unë që do të zgjedh pasardhësin tim, por presidenti i federatës.

didier-deschamps-et-zinedine-zidane-dd6377-0@1x

Nuk i kam unë çelësat. Mendoj se Zidane duhet të shijoj një periudhë pushimi. Ndërshmërisht nuk i shtroj vetes pyetje për të ardhmen. Nuk ka asgjë që mund të prishë entuziazmin dhe harmonin time me futbollistët”, u shpreh Deshamp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"