Zidan ka hallin e përzgjedhjes së formacionit: Këto paraqitje do më hapin shumë punë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 10:33

Zidan ka hallin e përzgjedhjes së formacionit: Këto paraqitje do më hapin shumë punë

Zinedin Zidan fitoi titullin e shtatë si trajner i Realit. Në vetëm dy vite, ka fituar dy herë Champions-in, dy Superkupa Europe, një titull kampion, një Botëror klubesh dhe një Superkupë Spanjë. Tashmë palmaresi i trajnerit francez mund të krahasohet me atë të Visente Del Boskes, trajnerit të tretë me më shumë trofe në Madrid dhe përpara ka vetëm Luis Molovnin, i cili i dorëzoi Realit 8 trofe dhe Migel Munjozin me 14 trofe, trajneri më i titulluar në “Bernabeu”.

zidan

“Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi po luajmë. 20 minutat e para ishin spektakolare. Të gjithë janë shumë lart, jo vetëm Asensio”, ishin fjalët e para të trajnerit francez. Për trofeun e dytë sezonal pas Superkupës së Europës, Zizu tha: “Ishim përgatitur vetëm tetë ditë për Superkupën e Europës dhe në fund fituam dy trofe të rëndësishëm.

Vijmë në formë shumë të mirë në startin e kampionatit. Do të jetë një sezon shumë i vështirë. Jemi të lumtur. Veçanërisht për mënyrën sesi luajtëm. Pjesa e parë ishte spektakolare, me intensitetin dhe zotërimin e topit. Në të dytën vuajtëm disi, sepse rivali na vuri në vështirësi. Asensio? Jo vetëm ai, por të gjithë po luajnë shumë mirë dhe do më hapin shumë punë”. Në fund dhe pyetja për diferencën me Barcelonën: “Nuk ka shumë diferencë me katalanasit. Tani nis kampionati dhe na pret një sezon i vështirë”.

JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"