“Zgjohet” Roma, kryeqytetasit pranë akordit me ish-lojtarin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2019 | 17:27

“Zgjohet” Roma, kryeqytetasit pranë akordit me ish-lojtarin e Barcelonës

Pas largimit të Manolas, i cili pritet të ndodhë shumë shpejt, drejtuesit e Romës po kërkojnë zëvendësuesin e tij.hi-res-1ed142c154fdc17a29b12821cc94d843_crop_north
Sipas asaj që shkruan “Sky Sport.it”, drejtuesit verdhekuq kanë hedhur sytë nga mbrojtësi i Real Betis, Mark Bartra. Mbrojtësi 28-vjeçar pëlqehet shumë nga trajneri i ri, Foneska, dhe drejtuesit pritet t’ia plotësojnë këtë dëshirë. Lojtari ka një klauzolë largimi prej 60 milonë eurosh por, klubi spanjoll do të prantonte një ofertë rreth 15-20 milionë euro.bartra

Kujtojmë që në të kaluarën mbrojtësi ka luajtur  për Barcelonën dhe Borusia Dortmund, dhe tashmë është gati të provojë një eksperiencë të re në Itali. Spanjolli zhvilloi 33 ndeshje këtë sezon ku arriti të shënojë edhe një gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"